DYLON

Policia me aktivitete vetëdijesuese për fëmijët se si të kalojnë rrugën në mënyrë të sigurt me trafik të zhvilluar 

Policia me aktivitete vetëdijesuese për fëmijët se si të kalojnë rrugën në mënyrë të sigurt me trafik të zhvilluar 
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, njësiti i Komunitetit të stacionit policorë në Gjilan, në  zbatim të Strategjisë së Udhëhequr nga Inteligjenca dhe Policimi në Bashkësi, e bazuar në aktivitetet e parapara nga projekti për “Parandalimi e aksidenteve në trafik”, kanë  realizuar  aktivitetet të planifikuara me nxënës të shkollës fillore “Thimi Mitko” këtu në Gjilan. 

Nxënësve dhe kalimtarëve të rastit u janë shpërndarë fletë palosje me porosi “Kalimi i rrugës në mënyrë të sigurt në vendkalim për këmbësor”.

EkoHigjiena

Aktivitetet kanë qenë të koordinuar në konsultim dhe bashkërendim me drejtorinë  e shkollës, dhe janë mirëprit si nga nxënësit ashtu edhe nga stafi i shkollës .

​Policia e Kosovës punon dhe vepron për një ambient të qetë dhe të sigurtë për të gjithë qytetarët. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.