DYLON

Policia: Mbi 1 mijë e 500 gjoba të shqiptuara për mosrespektim të masave anti-covid

Policia: Mbi 1 mijë e 500 gjoba të shqiptuara për mosrespektim të masave anti-covid
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se ka shqiptuar 1 mijë e 561 tiketa për mosrespektim të masave anti-Covid.

Ndërsa, ka shqiptuar edhe 1 mijë e 570 gjoba trafiku.

EkoHigjiena

Në 24 orët e fundit kanë ndodhur 50 aksidente trafiku, 23 aksidente kanë qenë me të lënduar dhe 27 të tjera me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe janë arrestuar  32 persona, 25 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE.com/