Njësitet e policisë së Kosovës, “Policia në komunitet”, stacioni Policor i Gjilanit, në kuadër te strategjisë “Policimi ne bashkësi” kanë realizuar një ligjëratë me nxënësit e klasave te shtata të shkollës fillore “Vatra e Diturisë” në fshatin Livoç i Epërm.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bërë me dije se nxënësit janë informuar për punën dhe detyrat e policisë së Kosovës, rreth çështjeve të rëndësishme të sigurisë për nxënës, vetive devijante dhe dukurive tjera negative që mundë të hasen në mjediset e shkollave.
“Drejtoria e kësaj shkolle, mësimdhënës dhe nxënësit e kane mirëpritur prezantimin para fëmijëve dhe bashkëbisedimin qe ka për qellim të ndikojë në ngritjen e sigurisë në përgjithësi dhe mbarëvajtjen në mësime nëpër shkollat tona”, ka thënë zëdhënësi Hashani.