DYLON

Policia: Kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugë me ngrica!

Policia: Kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugë me ngrica!
Avatar photo Redaksia

“Edhe pse jemi në stinën e pranverës dhe shumica e automjeteve në qarkullim mund të jenë me goma të verës, pas paralajmërimit se këtë javë gjatë natës dhe në orët e hershme të mëngjesit do të mbizotërojë mot me temperatura të ulëta (reshje të shiut, në lokacione të ndryshme mundësi për reshje bore, rrjedhje të ujit në rrugë e po ashtu edhe dëmtim i asfaltit dhe krijim i gropave), kërkohet nga shoferët që të shtohet kujdesi gjatë qarkullimit në rrugë, ku me rënien e temperaturave krijohen ngrica që rrezikojnë seriozisht pjesëmarrësit në trafik”, thuhet në apelin e policisë.

Policia e Kosovës bazuar në kushtet meteorologjike apelon për kujdes të shtuar në trafik:

EkoHigjiena

· Përqendrohuni maksimalisht gjatë drejtimit të mjetit!

· Mbani distancën e sigurt në mes mjeteve!

· Përdorni rripin e sigurisë!

· Respektoni kufizimet e shpejtësisë konform kushteve atmosferike të krijuara!

· Mos përdorni telefoni mobil gjatë ngasjes!

· Mos kryeni parakalime të ndaluara apo mos bëni manovra me mjet në rrugë!  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.