DYLON

Policia Kufitare sekuestron rreth 1,000 kg duhan të kontrabanduar

Policia Kufitare sekuestron rreth 1,000 kg duhan të kontrabanduar
Avatar photo Redaksia

Gjatë implementimit të Planit Operativ “Parandalimi i Kontrabandës në Brezin Kufitar”, më 16.02.2026 në orët e mbrëmjes, patrulla e policisë kufitare, SPMK Vërmicë, gjatë vëzhgimit të terrenit me pajisje nate, ka vërejtur një barkë në Liqenin e Vërmicës që lëvizte nga territori i Shqipërisë në drejtim të Republikës së Kosovës.

Pas shkarkimit të mallit, personat e dyshuar që ndodheshin në barkë kanë vërejtur prezencën e Policisë dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të Shqipërisë. Për rastin është njoftuar menjëherë Policia Kufitare e Shqipërisë, me të cilën po vazhdon bashkëpunimi dhe koordinimi institucional.

EkoHigjiena

Gjatë kontrollit të terrenit, njësitë policore kanë gjetur një rimorkio me mall të dyshuar si kontrabandë. Në vendngjarje është sekuestruar një sasi e konsiderueshme duhani i përpunuar në paketime prej 500 gramësh, si në vijim: Marlboro – 320 pako, Dunhill – 30 pako, Davidoff – 450 pako, Parliament – 150 pako, Winston – 150 pako, Sobranie – 350 pako, Pall Mall – 30 pako, Lucky Strike – 450 pako dhe Camel – 60 pako. Sasia e përgjithshme e duhanit të sekuestruar vlerësohet të jetë rreth 1,000 kilogramë.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka rekomanduar sekuestrimin e mallit dhe inicimin e rastit për veprën penale “Kontrabandë me mallra”. Rasti është duke u hetuar në bashkëpunim me Doganën e Kosovës.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale ndërkufitare. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.