DYLON

Policia Kufitare parandalon një rast të tentativës për kontrabandë, sekuestrohen mbi 600 kilogramë duhan i papërpunuar

Policia Kufitare parandalon një rast të tentativës për kontrabandë, sekuestrohen mbi 600 kilogramë duhan i papërpunuar
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria Rajonale e Kufirit – Lindje, me njësitë patrulluese policore për mbikëqyrje kufitare, në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren.

Si rezultat i kësaj, me datën 05.05.2022, në orët e mbrëmjes, bazuar edhe në analizën e rriskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të Policisë kufitare është arritur të identifikohen katër (4) kuaj të cilët ishin futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë Veriore, dyshohet përmes rrugëve ilegale, të cilët ishin të ngarkuar me duhan të papërpunuar.

EkoHigjiena

Duke u bazuar në informacione inteligjente, ngarkesa së bashku me kafshët-kuajt, kishin pasur destinacion shtëpinë e personit të dyshuar Z.N., në fshatin Lubishtë, Komuna e Vitisë, me qëllim të ri- ngarkesës në një automjet me targa vendore.

Pas konsultimeve me prokurorin kompetentë, është bastisur edhe shtëpia e pabanuar, me ç ‘rast në një nga hapësirat e saj, janë gjetur edhe një sasi e konsiderueshme e mallit të njëjtë – duhan i papërpunuar. Në total janë gjetur 34 thasë duhan ‘refuz ‘të papërpunuar mbi 500 (pesëqind) kilogramë dhe 94 (nëntëdhjetë e katër) paketime duhan (rreth 1 kg.) e që bën rreth 94 kg. në total .

Pas hetimeve preliminare në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse, malli-duhani i konfiskuar do t’i dorëzohet Doganës së Kosovës, ndërsa me rastin është duke u marrë Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare- Lindje, dhe vendimet e mëtejme do të ndërmerren në konsultim me prokurorin kompetent.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.