DYLON

Policia kufitare parandalon një rast të kontrabandë në kufi, sekuestrohen mallra të ndryshme komerciale (FOTO)

Policia kufitare parandalon një rast të kontrabandë në kufi, sekuestrohen mallra të ndryshme komerciale (FOTO)
Avatar photo Redaksia

Njësia Task-Forcë e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare-Lindje, në kuadër të Planit Operativ “Goditja 2022”, në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në teren.

Si rezultat i kësaj, sot me datë 08.04.2022, rreth orës 11:30, bazuar edhe në analizën e riskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare, është arritur të identifikohen një kamion ngjyrë e kaltër, me  targa vendore drejtuar nga i dyshuari me iniciale M.M. shtetas kosovar.

EkoHigjiena

Malli i kontrabanduar dyshohet se ishte futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë Veriore përmes rrugëve ilegale.


Pas tentativës së tyre për t’ju shmangur ndalimit policor autoritetet tona kufitare kanë arritur ta ndalojnë rreth orës 11:30 në fshatin Kabash të Vitisë. Gjatë kontrollit në automjet është gjetur sasi e konsiderueshme e  mallrave të ndryshme komerciale  si pjesë makinash,  gjera ushqimore (lajthi), barna  stimuluese “kamagra” etj.  

Vlera e totale e mallit  mbetet të vlerësohet nga ana e Doganës se Kosovës 

Me rast është duke u marr Drejtorisë Rajonale e Policisë Kufitare Lindje në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit  dhe Doganën e Kosovës. /2LONLINE/