DYLON

Policia Kufitare ndalon automjetin me 700 litra vajra motorike të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut

Policia Kufitare ndalon automjetin me 700 litra vajra motorike të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, njësia policore Task Forca nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare (DRPK) Lindje, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në teren.

Me datën 20.10.2022 rreth orës 15:00 është pranuar informatë se nga fshati Tanushe-Republika e Maqedonisë së Veriut është duke levizur një kombi i bardhë, pa targa, i dyshuar me mallrat të kontrabanduara dhe dyshohej se mallrat do ti sjellë në drejtim të Vitisë .

EkoHigjiena

Njësitet e Task Forcës operative të (DRPK) Lindje pas pranimit të kësaj informate kanë ndërmarr masa të nevojshme operativo-taktike duke bërë kontrolle në rrugët e brezit kufitar dhe rrugët dytësorë të fshatrave të Vitisë.

Njësitet e angazhuara policore, ndërkohë kanë pranuar informata tjera relevante se kombi i dyshuar i cili kishte sjell mallrat nga Maqedonia veriore i kishte shkarkuar ato diku në fshatin Drobesh –Viti, perderisa mallrat e shkarkuara nga kombi janë ngarkuar në mjetin tjeter transportues WV Caddy ngjyrë e kuqe me targa vendore dhe i njëjti është në drejtim të rruges Viti – Gerlicë.

Gjatë një veprimi taktik Policia e Kosovës ka arritur që në fshatin Sodovinë, komuna e Vitisë ta ndaloj automjetin e lartcekur qe drejtohej nga i dyshuari me inicialet B.K mashkull kosovar nga Ferizaj.

Gjate kontrollit në automjetin e ndaluar kishte pasur të ngarkuar vajra motorike (70) pako me nga (10) litra; në total (700) litra të cilat ishin të kontrabanduara nga Republika e Maqedonisë Veriore në Republikën e Kosovës.

Rasti është duke u trajtuar nga autoritetet për procedura të mëtejme ligjore. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.