DYLON

Policia Kufitare konfiskon mall të ndryshëm të kontrabanduar

Policia Kufitare konfiskon mall të ndryshëm të kontrabanduar
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, konkretisht zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje – Kaçanik,  Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit Muçivërcë, gjatë kryerjes së detyrave në parandalimin dhe zbulimin e kontrabandës,  më datë  18.11.2021  rreth orës 19:30 sipas planifikimeve taktike në terren, në rrugët malore të fshatit Korminjan, fshat afër vijës kufitare me Republikën e Serbisë, në dy raste të ndara, kanë identifikuar si të dyshuar një traktor pa targa regjistrimi me një rimorkio të improvizuar, si dhe një rimorkio të braktisur që dyshohej se kishin mall të kontrabanduar.  

Traktori me rimorkiot janë sjellë në terminalin Doganor “Dheu i Bardhë”, ku  në orët e mbrëmjes është paraqitur personi i dyshuar S.J. (1993), i cili ka deklaruar  se traktori është pronë e tij dhe se mallin e kishte sjellë rrugëve malore nga Republika e Serbisë në Republikën e Kosovës.

EkoHigjiena

Në të dy rastet me mall të kontrabanduar, i cili është sjellë duke iu shmangur kontrollit  doganor dhe atij policor  janë konfiskuar si në vijim: 

  • 158 arka x 20 shishe x0.5 litra- birra të llojeve të ndryshme
  • 3 paketa x 6 shishe x 1 litra – raki 
  • 282.6 kg –   mish derri
  • 1 pako 5.835 kg –  mish i konservuar 
  • 12 kafaze me pula =156 copë   
  • 10 pako x 50 copë –  korniza për vendosjen e targave të automjeteve 

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent me urdhër të të cilit iniciohen rastet “Kontrabandim me Mallra”  ndërsa për veprime të mëtejme ligjore, është njoftuar Dogana e Kosovës dhe Njësia e Hetimeve. /2LONLINE.com/