DYLON

Policia kufitare identifikon tri raste të falsifikimit të certifikatave të vaksinimit të Covid-19

Policia kufitare identifikon tri raste të falsifikimit të certifikatave të vaksinimit të Covid-19
Avatar photo Redaksia

Me datë 25.01.2022, gjatë orëve të pasdites Policia Kufitare e Kosovës, konkretisht zyrtarët policor nga Stacioni policor kufitar Hani Elezit gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore në intervale të ndryshme kohore në linjën hyrëse kanë hasur në tri raste, ku gjatë kontrollit dhe verifikimit të dokumentacioneve të identifikimit, tre personave të dyshuar iu janë gjetur çertifikata të vaksinimit të Covid-19, që dyshohen të jenë të falsifikuara. 

Lidhur me rastet është kontaktuar prokurori i shtetit dhe janë iniciuar lëndët për “falsifikim të dokumentit”, për procedim të rregullt të rasteve sipas procedurave të mëtejme ligjore. /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.