DYLON

Policia kufitare ia gjen në posedim 41.750 Euro, personit i cili nuk i kishte deklaruar paratë

Policia kufitare ia gjen në posedim 41.750 Euro, personit i cili nuk i kishte deklaruar paratë
Avatar photo Redaksia

Sot, në orët e pasditës në pikën kufitare SPK Kullë, zyrtarët policor kufitar gjatë kontrollit të një personi i cili ishte me automjetin e tij, kanë hasur një sasi të konsiderueshme të parave.

Pas disa dyshimeve vetura me targa të Kroacisë, e cila ishte në dalje nga Republika e Kosovës për në drejtim të Malit të Zi, është selektuar për kontroll në vijën e dytë.

EkoHigjiena

I dyshuari kishte deklaruar se posedon të holla me vete, por nuk e kishte treguar shumën e tyre.

Zyrtarët policor dhe ata doganor janë marrur me trajtimin e rastit, ku shuma e parave në posedim të personit ka rezultuar (41.750 Euro), dyzet e një mijë e shtatëqind e pesëdhjet euro.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Prokuroris Themelore në Pejë, ku është inicuar rasti, mos deklarim i parave (mos prezentim i dëshmis për prejardhje të hollave).

Rasti iu është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedim të mëtutjeshëm. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.