DYLON

Policia Kufitare e Kosovës parandalon kontrabandimin e kafshëve nga Serbia

Policia Kufitare e Kosovës parandalon kontrabandimin e kafshëve nga Serbia
Avatar photo Redaksia

Policia Kufitare e Kosovës, konkretisht zyrtarët policor në teren, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore në menaxhimin dhe kontrollin e kufirtit shtetëror, sot më 22.02.2023, në orët e pasdites në fshatin Banjë, komuna e Zubin Potokut, kanë vërejtur dy persona të dyshuar të cilët nga territori i Serbisë kanë sjellur disa kafshë (dele) në territorin e Republikës së Kosovës.

Njësitet policore kufitare kanë ndërmarr veprime të menjëhershme për trajtimin e këtij rasti të dyshuar të kontrabandës.

EkoHigjiena

Megjithëse kafshët e kontrabanduara janë lokalizuar nga Policia, personat e dyshuar duke shfrytëzuar terenin malor në atë zonë kanë depërtuar dhe janë larguar në territorin serb.

Policia e Kosovës ka informuar autoritetet doganore dhe AVUK-un lidhur me rastin për procedura të mëtejme, përderisa në bashkëpunim me Prokurorinë është iniciuar edhe rasti “ kontrabandim me mallra”

Policia Kufitare e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha rasteve të kontrabandës dhe menaxhimin e fikas të kufirit shtetëror të RKS-së, thuhet në njoftimin e policisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.