DYLON

Policia Kufitare arreston një të dyshuar për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Policia Kufitare arreston një të dyshuar për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
Avatar photo Redaksia

Më datë 14.11.2021 në orën 19:30, Policia e Kosovës (PK), në këtë rast Stacioni për Mbikëqyrje të Kufirit në Vitomiricë/Radavc, gjatë punës policore operative, në fshatin Shtupeq i Madh ka pranuar informacione për lëvizjen e një veture të dyshuar.

Njësitë policore kufitare menjëherë kanë ndërmarrë veprime operative për verifikim si dhe kanë ndaluar automjetin e dyshuar me targa vendore, në të cilin gjendeshin, drejtuesi i automjeti , i dyshuari P.H. (1983), mashkull kosovar si dhe një dëshmitar .

EkoHigjiena

Gjatë kontrollimit të hollësishëm të automjetit nga zyrtarët policorë janë gjetur dhe sekuestruar:

1 armë e llojit ‘Benelli’ – prodhim italian
1 armë e llojit ‘Hastan’ – prodhim turk
1 pako me 20 fishekë të kalibrit 308 WIN ,
1 pako me 23 fishekë të llojit sterling, të kalibrit 12 mm.,
1 pako me 5 fishekë 12 mm.,
1 pako me 9 fishekë të 12mm.,
2 këllëfë të armëve të gjata

Pas kompletimit të rastit me urdhaër të prokurorit, armët dhe municionin sekuestrohen, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /2LONLINE.com/