DYLON

Policia kufitare arreston një të dyshuar dhe konfiskon një sasi substance të dyshuar narkotike

Policia kufitare arreston një të dyshuar dhe konfiskon një sasi substance të dyshuar narkotike
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës sot,  më 22.04.2021, rreth orës 13:45,  ne Pikën e kalimit Kufitar ‘Qafë Morinë” në hyrje nga territori i Republikës së Shqipërisë për në Republikën e  Kosovës ka ndalur për kontrollim një veturë me targa të Shqipërisë.  Veturën  e drejtonte  A.I., viti i lindjes 2000, mashkull, shtetas i Shqipërisë.

Pas  përzgjedhjes së automjetit për  kontrolle në vijën e nga ana e zyrtareve policorë, është vërejtur se në ulësen e pasme kishte një bidon në të cilin  kishte  futur substancë narkotike  që dyshohet të jetë marihuanë, me peshë rreth 1 (një) kg.

EkoHigjiena

Lidhur me rastin është  njoftuar Prokurori  i Prokurorisë Themelore ne Gjakovë dhe të gjitha njësitet  relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me rastin.

I dyshuari është arrestuar dhe substanca e dyshuar narkotike është konfiskuar. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.