DYLON

Policia Kufitare arreston dy të dyshuar për vepra penale “kontrabandim me migrantë” dhe “falsifikim i dokumenteve”

Policia Kufitare arreston dy të dyshuar për vepra penale “kontrabandim me migrantë”  dhe “falsifikim i dokumenteve”
Avatar photo Redaksia

Policia Kufitare e Kosovës rajoni Perëndimi pas zhvillimit të hetimeve dhe duke u bazuar në urdhëresën e autoriteteve të drejtësisë për kontroll të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse ka bastisur dy lokacione të ndryshme në Gjakovë dhe ne Suharekë, tek personat e dyshuar të përfshirë në veprimtari penale 

Gjatë bastisjes së lokacioneve të ndryshme te të dyshuarve meshkuj/kosovar janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale për procedura të mëtejme si në vijim: 

EkoHigjiena
  • një (1) pistoletë me gas, e tipit Ekol kalibri 9 mm dhe një karikator, 
  • dymbëdhjetë (12) copë fishek me gaz të kalibrit 9 mm, 
  • një (1) thikë ushtarake, 
  • dy kapela me emblemë të PK-së si dhe 
  • një (1) telefon Smasung S10
  • një (1) automjet (BMW X5) e cila dyshohet se është marr nga një person tjetër për

shkak të një borxhi dhe tjetër

  • një (1) kompjuter në të cilin kishte dokumente të skanuara.

Me vendim të prokurorit kompetent njëri nga personat e dyshuar ndalohet për 48 orë, përderisa i dyshuari tjetër lirohet pas intervistimit në prezencë të avokatit të tij mbrojtës

Hetimet lidhur me rastin ende janë në proces nga  njësia e hetimeve pranë Drejtorisë së Policisë Kufitare “Perëndimi” në Gjakovë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.