DYLON

Policia kontrollon një veturë, gjen në bagazh 10 thasë duhan të grirë (i papërpunuar)

Policia kontrollon një veturë, gjen në bagazh 10 thasë duhan të grirë (i papërpunuar)
Avatar photo Redaksia

Në Pikëkalimin kufitar në Vërmicë, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë kontrolluar një veturë të një të dyshuari dhe gjatë kontrollit më të detajuar, në bagazhin e veturës është gjetur duhan i grirë ( i papërpunuar), 10 thasë.

Raporti I policisë:

Me datë 17.01.2020 rreth orës 18:00, në Pikëkalimin kufitar në Vërmicë, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, pas dyshimeve të ngrituara lidhur me një veturë që drejtohej nga një person i dyshuar, të njëjten e kanë selektuar për kontrollë në vijën e dytë.

EkoHigjiena

Gjatë kontrollit më të detajuar në vijën e dytë, në bagazhin e veturës është gjetur duhan i grirë ( i pa përpunuar), 10 thasë.
Është bërë matja nga kompetentët e Doganës ku duhani ka rezultuar me peshë 107 kg. Dogana e Kosovës është marr me rastin. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.