DYLON

Policia konfiskon një dron në Muqibabë

Policia konfiskon një dron në Muqibabë
Avatar photo Redaksia

Një rast i mbajtjes në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës dhe fotografimit apo incizimit të paautorizuar është regjistruar në statistikat policore në mbrëmjen e 8 marsit në fshatin Muqibabë.

Autoritetet policore, në raportin e tyre 24 orësh, kanë bërë me dije se në fshatin Muqibabë të Komunës së Gjilanit, në pyll është vërejtur një dron i paidentifikuar.

EkoHigjiena

Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë konfiskuar dronin si dhe është njoftuar prokurori.

Sipas policisë, rasti është nën hetime. /2LONLINE/

***

MBAJTJE NË PRONËSI KONTROLL APO POSEDIM  I PA AUTORIZUAR I ARMËS dhe FOTOGRAFIMI DHE INQIZIMI I PAAUTORIZUAR

Fsh. Muqibabë, Gjilan 08.03.2026-19:20. Është raportuar se në pyll është vërejtur një dron i paidentifikuar. Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë konfiskuar dronin, si dhe është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.