DYLON

Policia konfiskon mbi 15 kg drogë

Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës gjatë angazhimeve të saj intensive, në përpjekje për zbatimin e planeve policore dhe strategjive për luftimin e dukurive negative, krimit të organizuar, e në veçanti luftimin e trafikimit me substanca narkotike, në mënyrë efikase ka realizuar edhe këtë operacion policor.

Më datën 23 korrik 2015 rreth orës 19:15, pas ndërmarrjes së masave hetimore-operative, në dalje të autostradës ”Ibrahim Rugova” në fshatin Trudë, Prishtinë, në një pikë kontrolli të përbashkët, ku ishin të përfshira: njësitë e stacionit policor Veriu në Prishtinë, njësia K-9, dhe njësitë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), kanë ndaluar një automjet të tipit BMW, të cilën e ngiste i dyshuari me inicialet:

EkoHigjiena

F. O. mashkull/shqiptar/Kosovar, viti i lindjes (1976)

Gjatë realizimit të kontrollit të veturës, me ndihmën edhe të Njësisë me qenë (K-9) është përforcuar dyshimi se në rezervarin e gazit ( plinit ) mund të ketë të fshehur substanca narkotike dhe vetura e dyshuar është sjellë në stacion për kontroll më në detaje. Ndërsa pas realizimit të këtij kontrolli në rezervarin e modifikuar enkas për këtë lloj transporti janë gjetur 15.500 gramë (15 kg e 500 gramë) substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë, të cilat edhe janë konfiskuar.

Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim me prokurorin kompetent.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.