DYLON

Policia konfirmon operacionin dhe arrestimet

Avatar photo Redaksia

(E plotësuar) Policia e Kosovës ka bastisur Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe ka arrestuar disa persona. Bastisja është kryer nga Njësia për Krime Ekonomike të Policisë së Kosovës që në orët e hershme të mëngjesit. Bastisjet thuhet se kanë të bëjnë për shkak të keqpërdorimit me prona, ndërkaq Policia e Kosovës konfirmon operacionin, njofton RTK.

Pos në AKP, mësohet se bastisje ka pasur edhe në shtëpitë e disa prej zyrtarëve të AKP-së. Policia e Kosovës konfirmon që në orët e hershme të mëngjesit kanë ndërmarr një operacion të bastisjes, por që nuk jep detaje tjera.

EkoHigjiena

Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës deklaroi për www.rtklive.com se operacioni i bastisjes është duke vazhduar dhe deri në përfundimin e tij nuk jep detaje tjera, madje as emrat e personave të arrestuar.

Sipas burimeve thuhet se në mesin e të arrestuarve ka biznesmen, zyrtarë të AKP-së, të Kadastrit të Komunës së Podujevës dhe se në kërkim është edhe një deputet i cili thuhet se ju ka shmangur arrestimit.

Lajmi për bastisje dhe ndalime është konfirmuar nga Ylli Kalosh,i zëdhënës i AKP së.

“Policia ka ndaluar disa zyrtar të AKP’së. Nuk kemi informacione për dyshimet e tyre dhe po presim që këto organe të na njoftojnë ndërkohë” tha Kaloshi.

Në mesin e të dyshuarve sipas burimeve policore është edhe deputeti i LDK’së, Naser Osmani, ish anëtar i Bordit të AKP’së si dhe Shkëlzen Lluka, ish-drejtor i AKP’së,

Ndërsa, burimet konfirmojnë arrestimin e Naim Avdiu, ish Zëvendësdrejtor, Melita Ymeraga, Udhëheqëse e Njësisë së Monitorimit në AKP, Adrian Kelmendi, UD kryesues i Zyrës së monitorimit në , Nehat Islami, ish zyrtar i monitorimit në AKP; Kreshnik Lleshi – ish zyrtar i monitorimit në AKP. Agron Kamberaj, ish kryesues i njësisë së monitorimit në AKP.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.