Policia kërkon nga qytetarët t’i respektojnë masat kundër pandemisë, vazhdon t’i gjobis ata që nuk po i respektojnë

Policia kërkon nga qytetarët t’i respektojnë masat kundër pandemisë, vazhdon t’i gjobis ata që nuk po i respektojnë

Policia e Kosovës, edhe në rajonin e  Gjilanit po e zbaton planin veprues përmes së cilit synohet kontrolli i automjeteve dhe mjeteve transportuese në aspektin e qarkullimit rrugor dhe respektimit të masave anti COVID-19.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se me qëllim të respektimit të masave mbrojtëse, parandalimit të përhapjes së pandemisë dhe interesit të shëndetit publik, Policia e Kosovës në Rajonin e Gjilanit është duke realizuar detyra konkrete në gjithë territorin e këtij rajoni, duke aplikuar kontrolle të përbashkëta në trafik, në transportin e udhëtarëve, në qendra tregtare, lokale afariste etj., përfshirë edhe shqiptimin e gjobave ndaj atyre që nuk zbatojnë këto masa.

“Policia e Kosovës vazhdon të apelojë te të gjithë qytetarët që t’u përmbahen rregullave dhe të respektojnë masat anti COVID, të mbajnë distancën, të vendosin maskën , në mënyrë që së bashku të ndikojmë në ruajtjen e shëndetit publik”, ka thënë zëdhënësi Hashani, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Sipas tij, gjatë njëzetekatër orëve të fundit, për mos respektim të masave anti COVID-19, nga ana e Policisë së Kosovës janë shqiptuar 88 fletëparaqitje për të gjithë ata persona që ishin në kundërshtim me këto masa. /2LONLINE.com/

KOMENTE