Policia: Katër të arrestuar pas protestave në Kamenicë

Policia: Katër të arrestuar pas protestave në Kamenicë

Nxënësit dhe prindërit e disa fshatrave te prekura nga reforma në arsim në Komunën e Kamenicës kanë protestuar sot, e policia ka bërë me dije përmes një komunikate se kanë arrestuar katër persona për siç thuhet: ” “Pengim i presonit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”, transmeton Portali 2lONLINE.com.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se nga njësitet në teren kanë marrë informata se rruga kryesore në Kamenicë afër shkollave të mesme është e bllokuar. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur se në atë lokacion janë mbledhur mëse 150 persona të cilët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me reformat në arsim.

Protestuesit, kryesisht nxënës me prind, kanë qëndruar deri në ora 10:04, e me pas kanë vazhduar në drejtim të objektit të Kuvendit Komunal-Kamenicë.

“Disa nga protestuesit gjatë protestës kanë penguar personat zyrtarë. Protesta ka përfunduar në ora 11: 10, protestuesit janë shpërndarë në mënyrë të qetë”, ka thënë zëdhënësi Hashani i cili në informatën shtesë thotë se pas përfundimit të protestës dhe marrjes se informatave përmes rrugëve operative, njësitet policore në teren kanë lokalizuar dhe arrestuar katër persona te cilët kanë penguar personat zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

“Ata janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe me urdhër te prokurorit të shtetit ata dërgohen ne mbajtje për 48 orë, për veprën penale: “Pengim i presonit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”, thotë zëdhënësi Hashani, për të shtuar se rasti është duke u hetuar. /2LONLINE.com/

KOMENTE