Policia kap hajnat në flagrancë

(2LONLINE) – Në statistikat policore të Policisë së Kosovës në Rajoni ne Gjilanit është regjistruar edhe arrestim i i dy të dyshuarve për vjedhje. Autoritetet policor bëjnë me dije se në rrugën “NATO 99”, në Gjilan janë arrestuar dy të dyshuar, pasi që janë zënë në flagrancë duke vjedhur një tub mbështjellës me najlon i cili përdoret për sera. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.

Ndërsa, ndër incidentet tjera veçohen edhe ajo gjetjes së municionit në fshatin Hodonovc, të Kamenicës, ku ankuesi raporton në polici se derisa ka qenë duke i shkarkuar disa gypa në oborrin e tij ka vërejtur se brenda në gypa kishin qenë 52 fishekë të llojeve të ndryshme.

Njësiti për deminim i FSK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes të cilët kanë tërhequr municionin e gjetur. Nuk raportohet për ndonjë incident.

Ndërsa, po ashtu është raportuar edhe për një rast tjetër, të arrestimit të një personi, që ka ndodh në Poozheran të Vitisë.

Raportohet se në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Komunale është arrestuar një mashkull kosovar/shqiptar dhe është dërguar në vuajtje të dënimit. /2lonline/

KOMENTE