DYLON

Policia ka shqiptuar 873 gjoba në bazë të ligjit të pandemisë COVID-19

Policia ka shqiptuar 873 gjoba në bazë të ligjit të pandemisë COVID-19
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 873 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk i kanë respektuar masat e marra nga institucionet shëndetësore për parandalimin  e përhapjes së  Covid-19.

Sipas policisë, zyrtarët policorë po i kryejnë detyrat dhe obligimet ligjore duke u kujdesur për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe ruajtjen e shëndetit publik në këtë kohë pandemie.

EkoHigjiena

“Qytetarë të nderuar, duke respektuar dispozitat ligjore, duke iu përmbajtur udhëzimeve të institucioneve shëndetësore, ndikojmë në sigurinë e përgjithshme dhe shëndetin publik. Policia në bashkëpunim me inspektorët e AUV, do të vazhdojnë të zbatojnë Ligjin AntiCOVID, andaj përmbajuni vendimeve për t’i shmangur ndëshkimet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Përndryshe, referuar të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK),  Numri total i rasteve pozitive është 106.192 raste nga 549.286 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.202 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 389 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 97.057 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.933.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.