Statistikës ditore të policisë për shqiptimin e gjobave për shkelësit e rregullave në trafik, iu kanë shtuar edhe ato që kanë të bëjnë me ligjin për pandeminë COVID-19, transmeton 2LONLINE.com.
Sipas policisë, brenda 24 orëve janë shqiptuar 825 tiketa në bazë të ligjit që ka të bëjë me pandeminë COVID-19, ndërkohë që tiketa të trafikut të shqiptuara janë 1 mijë e 77.
Përndryshe, gjatë 24 orëve të fundit, duke iu referuar statistikave policore, është regjistruar një aksident trafiku me fatalitet, kanë ndodhur 17 aksidente me të lënduar dhe po aq me dëme materiale por pa të lënduar.
Gjatë kësaj periudhe kohore, nga policia janë arrestuar 19 persona, 14 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje, 1 person në ndalim policor dhe 1 person është dërguar në vuajtje të dënimit. /2LONLINE.com/