DYLON

Policia ka shqiptuar 816 gjoba në bazë të ligjit të pandemisë COVID-19

Policia ka shqiptuar 816 gjoba në bazë të ligjit të pandemisë COVID-19
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 816 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk i kanë respektuar masat e marra nga institucionet shëndetësore për parandalimin  e përhapjes së  Covid-19.

Nga Policia e Kosovës është thënë se po vazhdojnë me punën e tyre pasi zbatimi i masave anti COVID-19, vazhdon të mbetet prioritet i Policisë.

EkoHigjiena

Përndryshe, referuar të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Numri total i rasteve pozitive është 105.636 raste nga 541.762 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.187 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 421 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 95.466 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.983.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.