Policia ka shqiptuar 1 mijë e 34 gjoba trafiku përgjatë 24 orëve të fundit

Policia ka shqiptuar 1 mijë e 34 gjoba trafiku përgjatë 24 orëve të fundit

Autoritetet policore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur gjithsej 40 aksidente trafiku.

Prej tyre 14 janë me të lënduar, ndërsa 26 me dëme materiale, pa të lënduar.

Po ashtu, sipas policisë, janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 34 tiketa gjobitëse për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.

Policia ka bërë me dije po ashtu se ka arrestuar 15 persona ndërsa në mbajtje ka dërguar 13 prej tyre.

KOMENTE