DYLON

Policia ka realizuar dy operacione policore të suksesshme kundër terrorizmit

Avatar photo Redaksia

Në një komunikatë për media të Policisë së Kosovës thuhet se me datën 15/03/2016 në rajonin e Prizrenit, Drejtoria Kundër Terrorizmit në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren ka zbatuar urdhër kontrollin e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë ndaj të dyshuarit P. D., nën dyshimin se i njëjti është i përfshirë në ‘financim apo lehtësim të terrorizmit’, sanksionuar sipas Ligjit nr. 03/L 196, neni 36B, ‘financim i terrorizmit’.
“I dyshuari P. D. së paku në një rast ka financuar dy persona me qëllim të pjesëmarrjes në grup terrorist, përkatësisht në konflikt jashtë vendit, vepër e ngelur në tentativë, pasi që të njëjtit janë ndaluar nga Drejtoria Kundër Terrorizmit në muajin dhjetor 2015 në tentativë që të udhëtojnë për në zonën e konfliktit. Ndaj të dyshuarit janë duke vazhduar hetimet edhe për mundësinë e përfshirjes së tij në ra ste tjera”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Ndërsa sot Drejtoria Kundër Terrorizmit ka ndërmarrë një operacion për zbatimin e urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj ndaj objekteve të banimit dhe bizneseve të personit F. R. në rajonin e Prishtinës dhe Pejës.

EkoHigjiena

Ndaj të dyshuarit F. R. Policia thotë se që nga viti 2014 janë duke u zhvilluar hetime penale, nën dyshimin se i njëjti në vazhdimësi ka qenë në kontakt me persona dhe grupe të caktuara të personave nga Kosova, të cilët janë marrë me organizimin dhe pjesëmarrje në grup terrorist.

Policia thotë se i dyshuari F. R. në vazhdimësi ka vënë në dispozicion bizneset e tij, me qëllim të përkrahjes dhe mbështetjes financiare dhe logjistike të personave që janë të përfshirë në organizim dhe rekrutim për terrorizëm, duke përfshirë edhe persona të cilët njihen për përhapjen e ideologjisë ekstremiste në tërë Kosovën, si dhe persona të cilët kanë udhëtuar apo kanë tentuar të udhëtojnë për në zonën e konfliktit.

“Shumë persona të cilët i dyshuari F. R. në mënyrë të drejtpërdrejtë apo nëpërmjet personave tjerë i ka mbështetur në aspektin financiar dhe logjistik janë arrestuar për vepra penale nga kapitulli i XIV i KPK-së, përkatësisht veprave penale kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, disa prej tyre aktualisht gjenden në zonën e konfliktit në Siri dhe Irak, ndërsa një numër i tyre, duke përfshirë edhe disa persona që kanë qenë të punësuar në bizneset e tij, janë raportuar të vrarë në zonën e konfliktit. Në këtë kontroll janë konfiskuar dokumentacione dhe pajisje elektronike të cilat konsiderohen prova që ndërlidhen me vepra penale”, thuhet në komunikatën e policisë.

Policia thotë se personi në fjalë ka kryer këto vepra penale: rekrutim për terrorizëm, nga neni 139 të KPK-së, organizimi dhe pjesëm arrja në grup terrorist, nga neni 143, paragrafi 2 të KPK-së, lehtësimi në kryerjen e terrorizmit, nga neni 138 të KPK-së, Ligji Nr. 04 L/-178 – Ligji mbi parandalimin e financimit të terrorizmit.