DYLON

Policia ka gjobitur 529 qytetarë për mosrespektim të masave anticovid

Policia ka gjobitur 529 qytetarë për mosrespektim të masave anticovid
Avatar photo Redaksia

Për çdo 24 orë, nga Policia e Kosovës, raportohet për gjobat që shqiptohen për qytetarë që nuk po i respektojnë masat e vendosura nga institucionet shëndetësore ndaj COVID-19.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 529 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk respektuan masat antiCOVD.

EkoHigjiena

Përndryshe, nga Policia e Kosovës thonë se po vazhdojnë me patrullimet e shtuara për të zbatuar masat dhe ligjin anti-COVID.

“Patrullat policore, jenë aktive në realizim të planeve operative me qëllim të zbatimit dhe respektimit të masave anti COVID të marra nga institucionet e vendit e të cilat po zbatohen nga policia në koordinim e bashkëpunim me institucione relevante.

Në tërë territorin e vendit, gjatë tërë kohës 24/7, vërehen patrullime të shtuara policore që synim parësorë pos ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, mbrojtjes së pronës, e kanë edhe zbatimin e masave parandaluese ndaj pandemisë dhe zbatimin e Ligjit anti COVID-19”,  thuhet në raportin e policisë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.