DYLON

Policia ka arrestuar deputetët Ismajl Kurteshi e Haxhi Shala

Avatar photo Redaksia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Ismajl Kurteshi është arrestuar. Atë e kanë nxjerrë jashtë ndërtesës së Kuvendit dy policë me rroba civile. Pak më herët ishte arrestuar edhe Haxhi Shala.

Në njërën anë opozita u përjashtua jashtëligjshëm nga Kuvendi, kurse në anën tjetër deputetët e saj po arrestohen.

EkoHigjiena

Pushtetit nuk po i pengon opozita vetëm në Kuvend por edhe në rrugë. Manifestimi i fundit e ka frikësuar pushtetin deri në atë masë sa që ai po përdor mjetin e fundit: dhunën dhe represionin.

Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon lirimin e menjëhershëm të deputetëve dhe aktivistëve të tjerë të arrestuar, thuhet në komunikatën e Lëvizjes vetëvnedosje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.