DYLON

Policia identifikon personin që shpërndau panik rreth koronavirusit

Policia identifikon personin që shpërndau panik rreth koronavirusit
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, pas pranimit të një informacioni nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me një mesazh me përmbajtje dezinformuese, i cili nuk ishte lëshuar nga asnjë institucion shtetëror dhe shëndetësor i Kosovës, është trajtuar dhe hetuar në aspektin polico, thuhet në raportin e policisë.

Përmbajtja e këtij mesazhi i cili ka qarkulluar përmes rrjeteve sociale dhe disa portaleve online, përmes të cilit i është bërë ftesë qytetarëve për analiza rreth Coronavirusit në QKUK, ka shkaktuar dezinformimin e opinionit dhe qytetarëve.

Policia e Kosovës, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, ka ndërmarr veprime të menjëhershme me ç‘rast ka arritur që të identifikoj personin/at të cilët dyshohet se qëndrojnë prapa këtij mesazhi.

EkoHigjiena

Ajo çfarë mund të konfirmojmë është se ky mesazh ishte mashtrues, i njëjti është krijuar dhe dërguar tutje fillimisht nga një person, tani i njohur për Policinë e Kosovës.

Policia e Kosovës në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, janë duke ndërmarr veprimet e nevojshme procedurale rreth këtij rasti, thuhet në raportin e policisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.