Sipas raportit të Inspektoriatit Policor të Kosovës, dhomat e dëshmive në Policinë e Kosovës, janë të pasigurta dhe me plot mangësi. Dëshmitë e konfiskuara nuk ruhen mirë.
Policët e Kosovës në shumë raste nuk dinë si t’i paketojnë ose edhe t’i shënojnë dëshmitë e konfiskuara, shkruan gazeta Tribuna.
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), ka vërejtur gjatë inspektimeve në shtatë dhomat e dëshmive se ky veprim është bërë në shumë raste për shkak të mosnjohjes së procedurës së paketimit.
IPK ka kontrolluar 91 dosje dhe në 23 prej tyre ka gjetur se nuk janë plotësuar kriteret për paketimin dhe shënimin e dëshmive.