DYLON

Policia i kërkon takim Vetëvendosjes

Avatar photo Redaksia

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni, ka bërë të ditur se janë duke bërë përpjekje që të caktojnë një takim me krerët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni, ka bërë të ditur se janë duke bërë përpjekje që të caktojnë një takim me krerët e Lëvizjes Vetëvendosje, për t’u dakorduar rreth protestës së mërkurës.

EkoHigjiena

Maxhuni, e ka bërë të ditur këtë informacion përderisa ka qenë duke raportuar në komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sipas Maxhunit, policia është e interesuar që të dijë nga Lëvizja Vetëvendosje veprimet të cilat do të ndërmerren në protestën e së mërkurës.

Maxhuni, bashkë me ministrin Hyseni, janë ballafaquar me një sërë pyetjesh për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Gjatë këtij takimi të komisionit është vlerësuar se gjatë protestës së kaluar të së martës, organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe mbështetur nga partitë tjera opozitare.

U vlerësua se gjatë kësaj proteste ka pasur tejkalim të autorizimeve policore, por që ende nuk kanë ndonjë raport përfundimtar.

Drejtori i Policisë Shpend Maxhuni tha se konkretizimi i raportit kërkon kohë të gjatë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.