DYLON

Policia heton djalin e Isa Mustafës

Avatar photo Redaksia

Përpjekjet joligjore të Arben Mustafës për të siguruar vota për të atin e tij për kryetar të Prishtinës, ka gjasa ta fusin në një proces penal atë. Policia e Kosovës është urdhëruar nga Prokuroria Themelore e Prishtinës që të grumbullojë informacione lidhur me videon e publikuar në KTV, në të cilën shihet djali i kryetarit në largim të Prishtinës, Isa Mustafa, dhe  këshilltari i Grupit parlamentar të LDK-së, Shpëtim Haziri, duke i bërë ofertë një adoleshenti që të bëhet me LDK-në dhe të ndikojë edhe tek nxënësit e tjerë në shkolla për ta votuar Isa Mustafën.

Nxënësi i gjimnazit “Sami Frashëri”, që është kryetar i të rinjve të shkollës, madje dyshohet se është kërcënuar me jetë nëse publikon informacione nga biseda që ka pasur me Hazirin dhe Mustafën. (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore) /koha.net/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.