Përpjekjet joligjore të Arben Mustafës për të siguruar vota për të atin e tij për kryetar të Prishtinës, ka gjasa ta fusin në një proces penal atë. Policia e Kosovës është urdhëruar nga Prokuroria Themelore e Prishtinës që të grumbullojë informacione lidhur me videon e publikuar në KTV, në të cilën shihet djali i kryetarit në largim të Prishtinës, Isa Mustafa, dhe këshilltari i Grupit parlamentar të LDK-së, Shpëtim Haziri, duke i bërë ofertë një adoleshenti që të bëhet me LDK-në dhe të ndikojë edhe tek nxënësit e tjerë në shkolla për ta votuar Isa Mustafën.
Nxënësi i gjimnazit “Sami Frashëri”, që është kryetar i të rinjve të shkollës, madje dyshohet se është kërcënuar me jetë nëse publikon informacione nga biseda që ka pasur me Hazirin dhe Mustafën. (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore) /koha.net/