DYLON

Policia gjermane dhe malazeze falënderojnë Policinë e Kosovës për bashkëpunim profesional

Policia gjermane dhe malazeze falënderojnë Policinë e Kosovës për bashkëpunim profesional
Avatar photo Redaksia

Policia gjermane, në këtë rast zyrtarët nga Policia Krahinore e Krimit në Berlin, kanë adresuar një falënderim të veçantë Policisë së Kosovës në lidhje me konfiskimin e veturës së përvetësuar BMW 320 më 05.0.2023 në Mitrovicë Veri, e cila ishte në kërkim nga autoritetet gjermane.

Përmes bashkëpunimit profesional me Drejtorinë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), po ashtu edhe angazhimit të jashtëzakonshëm dhe veprimit të shpejtë e profesional, të zyrtarëve policorë nga DRP Mitrovicë Veri, është arritur të gjendet dhe konfiskohet vetura BMW (vlera e përafërt 65.0000 €) e përvetësuar në Berlin.

EkoHigjiena

Pala gjermane ka cituar ‘Këtë sukses të shkëlqyeshëm në një ambient të vështirë e ka bërë të mundur veprimi i matur i kolegëve të Policisë së Kosovës’.

Poashtu Policia Malazeze falënderoi Policinë e Kosovës me rastin e bashkëpunimit të suksesshëm në arrestimin e personit të dyshuar J.S., i kërkuar nga Mali i Zi me urdhër arrest ndërkombëtar për shkak të dyshimit se ka kryer vepra të rënda penale si pjesëtar i organizatës kriminale. Personi i kërkuar është lokalizuar dhe arrestuar nga Policia e Kosovës më datë 24 maj 2023.

“Në emër të policisë kriminale malazeze shprehim mirënjohjen dhe respektin për angazhimin dhe bashkëpunimin e jashtëzakonshëm të treguar në këtë rast si dhe në të gjitha rastet e mëhershme të bashkëpunimit”.

Policia e Kosovës në kuadër të Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), si dhe të gjitha departamentet e saja kanë një bashkëpunim të shkëlqyer me institucionet e zbatimit të ligjit si dhe ky bashkëpunim do të vazhdoj në frymën e besimit dhe bashkëpunimit edhe në të ardhmen. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.