Policia kufitare në vendkalimin kufitar Tabanoc ka gjetur një sasi droge tek 23 vjeçari nga Kumanova me inicialet M.Xh, i cili po udhëtonte me autobusin e linjës Kumanovë – Bern.
Policia pas dyshimeve të para ka kontrolluar bagazhin e të dyshuarit, me ç`rast ka gjetur një kuti me lëngje prej 1 litre të kompanisë “Sungold”, ku pas hapjes së saj u gjet sasia e drogës heroinë prej gjysmë kilogrami, transmeton INA.
Trafikanti i drogës në mënyrë të përkryer kishte ambalazhuar kutinë e lëngut, për të mos dyshuar policia. Konfiskimi i kësaj sasie të drogës do të shitej për rreth 50 mijë euro në tregun e zi. Policia nuk ka dhënë detaje se kumanovari nga kishte siguruar drogën.