Policia franceze ka arrestuar katër njerëz pasi një bombë ka eksploduar në Lyon javën e kaluar duke lënduar 13 njerëz.
Pajisja ka shpërthyer jashtë një furre të premten në mesditë.
Një nga të arrestuarit, një mashkull 24 vjeçar, thuhet që është koka e këtij planifikimi thonë prokurorët. Një burrë dhe një grua tjetër gjithashtu janë arrestuar në lidhje me rastin.
Policia ka arritur të gjejë personin në bazë të një video ku shihet i dyshuari në një biçikletë.
Të dyshuarit thuhet nga mediet franceze se janë disa algjerianë. Policia kishte vendosur të priste të e arrestonte të dyshuarin kryesor jashtë apartamentit të tij nga frika se mos kishte eksploziv në brenda apartamentit.