DYLON

Policia flet me përlepnicasit për gjendjen e sigurisë

Policia flet me përlepnicasit për gjendjen e sigurisë
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të Strategjisë së Policimit në Bashkësi, njësia për komunitet nga stacioni policor i Gjilanit së bashku me sektorin përgjegjës, ka mbajtur një takim me Këshillin e fshatit Perlepnicë të Gjilanit, me qellim të diskutimit në përgjithësi të çështjes së sigurisë.

“Ky takim është mirëpritur nga ky këshill dhe përfaqësuesit e saj kanë premtuar se do të kenë bashkëpunim të mirë me organet e rendit, kështu që do të do ta përkrahin punën dhe aktivitetet policore në dobi të qytetarëve dhe komunitetit të këtij lokaliteti”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan..

Përndryshe, Këshilli i fshatit gjendjen në përgjithësi e kanë paraqitur të mirë dhe mirëpresin prezencën dhe patrullimet policore në ketë fshat me çka dhe do të ndihmohet në parandalim të mundshëm të veprave penale.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.