DYLON

Policia fillon sot fushatën vetëdijësuese “Mirë se erdhët në Republikën e Kosovës!”

Policia fillon sot fushatën vetëdijësuese “Mirë se erdhët në Republikën e Kosovës!”
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, sot në ora 11:00, në Pikë Kalimin Kufitar në Merdar, fillon së zbatuari fushatën vetëdijësuese “Mirë se erdhët në Republikën e Kosovës!”, që u kushtohet bashkatdhetarëve tanë.

Hapja e fushatës do të bëhet nga drejtori i Divizionit të Trafikut, i cili do të shpalos detaje për angazhimet policore, masat parandaluese dhe shpërndarjen e broshurave lidhur me fushatën që lidhet kryesisht me sigurinë në trafik.

EkoHigjiena

Broshura (fletë-palosja) përmban disa këshilla njoftuese rreth pjesëmarrjes në trafik si dhe udhëzimet praktike që çdo pjesëmarrës duhet t’i ketë parasysh me të hyrë në Republikën e Kosovës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.