DYLON

Policia e Rajonit të Gjilanit: Statistikat tregojnë një rënie të konsiderueshme të kriminalitetit

Policia e Rajonit të Gjilanit: Statistikat tregojnë një rënie të konsiderueshme të kriminalitetit
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, Kolonel Agron Rukiqi, së bashku me stafin menaxherial ka mbajtur një takim pune me Komandantët e Stacioneve Policore dhe Shefat e Njësive Rajonale për të analizuar raportin vjetor të punës për vitin 2024.

Kolonel Rukiqi theksoi se statistikat e raportit të vitit 2024 në krahasim me vitin 2023 tregojnë një rënie të konsiderueshme të kriminalitetit, duke përfshirë veprat penale dhe incidenteve të ndryshme për -1.1 %, uljen e rasteve të vrasjeve për -50 %, lëndime të rënda trupore për -37.5 %, vjedhjet  për -12.3 %, vjedhje të rënda për 11.6 %, grabitjet për -54.5% e të tjera, gjë që reflekton në përmirësimin e dukshëm të situatës së sigurisë.

EkoHigjiena

Një tjetër sukses është arritur në sigurinë e komunikacionit rrugorë. Masat parandaluese, patrullimet e shpeshtuara dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve kanë ndikuar në uljen e aksidenteve rrugore, duke zvogëluar numrin e aksidenteve me pasoja fatale për -12.5 %, aksidente me lëndime trupore për -11.9 %, aksidente me dëme materiale -4.1%, ndërsa gjoba të shqiptuara në komunikacion +14.1%.

Kolonel Rukiqi nga të pranishmit kërkoj angazhime shtesë me qëllim të përmbushjes së detyrave dhe obligimeve policore në zbatimin e planeve të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë e përgjithshme, rritjen e bashkëpunimit dhe qasjes më pro aktive me qytetarin, parandalimin, hetimin  dhe zbulimin e veprimtarive kriminale me një mbikëqyrje më efikase dhe disiplinë në punë.

Falënderojmë për bashkëpunimin dhe angazhimin e përbashkët me institucione, media dhe në veçanti përkrahja dhe bashkëpunimi nga qytetarët, thuhet në njoftimi në policisë.. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.