DYLON

Policia e Rajonit të Gjilanit: Raportohet raste të dhunës në familje, të lëndimeve të lehta trupore…

Policia e Rajonit të Gjilanit: Raportohet raste të dhunës në familje, të lëndimeve të lehta trupore…
Avatar photo Redaksia

Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar raste të dhunën në familje, lëndime të lehta trupore dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

EkoHigjiena

·         Fsh. Rogoqicë, Kamenicë 29.07.2022 – 20:20 Në lidhje me rastin më 30.07.2022 janë identifikuar dhe arrestuar katër (4) të dyshuar meshkuj  kosovarë pasi të njëjtit kishin sulmuar fizikisht duke i goditur me mjete të forta dy viktimat meshkuj  kosovarë. Si pasojë e sulmit, viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

·         Rr. Lufta e Gjilanit, Gjilan 30.07.2022-00:10. Viktima mashkull  kosovar ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga punëtori i sigurimi të një klubi nate. Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë. Të dyshuarit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

·         Gjilan (EM: 387-997) 29.07.2022 – 07:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare të cilës i kishte bërë edhe presion që ajo ta lëshojë shtëpinë dhe nuk ishte kujdesur fare për të dhe fëmijët. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

·         Viti 29.07.2022-14:00. Viktima femër  kosovare ka njoftuar se ishte kanosur nga bashkëshorti i saj që gjendet jashtë vendit. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Fsh. Letnicë, Viti 30.07.2022-21:30 Gjersa ankuesi mashkull kosovar, ishte duke ecur në rrugë, ka vërejtur tre persona meshkuj të cilët ishin duke i shkuar pas. Kur ankuesi kishte filluar të vraponte me qëllim për të ikur nga personat të cilët e përcillnin, kishte dëgjuar dy të shtëna të armës së zjarrit. Në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja të armës së zjarrit, nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.