DYLON

Policia  e Rajonit të Gjilanit: Raportohen tri aksidente trafiku

Policia  e Rajonit të Gjilanit: Raportohen tri aksidente trafiku
Avatar photo Redaksia

Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar tri raste të aksidenteve të trafikut, një në Gjilan, një në Velekincë të Gjilanit dhe një në Makresh i Epërm të Novobërdës, transmeton 2LONLINE.com.

Raporti i policisë

EkoHigjiena

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

·         Rr. Adem Jashari, Gjilan 22.10.2022 – 18:45. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjetit dhe një motoçikletë me ngasës meshkuj kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi.

·         Fsh. Velekincë, Gjilan, 22.10.2022 – 18:00. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjeti me ngasës femër kosovare dhe këmbësores femër kosovare. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi.

·         Fsh. Makresh i Epërm, Novobërdë, 22.10.2022 – 22:00. Ka ndodhë një aksident trafiku i përfshirë vetëm një automjet me ngasës mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar ngasësi dhe pasagjerja femër kosovare. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor dhe pas tretmanit pasagjerja është liruar ndërsa ngasësi është ndaluar për tretman të mëtutjeshëm. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.