DYLON

Policia e Rajonit të Gjilanit: Raportohen raste të posedimit të paautorizuar të narkotikëve, personit të zhdukur dhe aksidentit të trafikut

Policia e Rajonit të Gjilanit: Raportohen raste të posedimit të paautorizuar të narkotikëve, personit të zhdukur dhe aksidentit të trafikut
Avatar photo Redaksia

Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar raste të posedimit të paautorizuar të narkotikëve, personit të zhdukur dhe aksidentit të trafikut,  transmeton 2LONLINE.com.

Këto raste janë regjistruar në Bilinicë e Uglar të Gjilanit si dhe në Bushnicë të Novobërdës.

EkoHigjiena

INCIDENTET KRIMINALE

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE

Fsh. Bilincë, Gjilan, 16.04.2023-23:37. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që njësitet policore gjatë bastisjes në banesën e tij kanë gjetur dhe konfiskuar një qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, në peshë 24-gramë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

RASTET TJERA – NGJARJET:

PERSON I ZHDUKUR

Fsh. Bushnicë, Novobërdë, 15.04.2023-12:30. Ankuesi mashkull kosovar me 16.04.2023 ka raportuar se, viktima mashkull kosovar-babi i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vend-ndodhja e tij. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Fsh. Uglar, Gjilan, 16.04.2023-17:15.  Një veturë me targa vendore dhe një motoçikletë, me drejtues meshkuj  kosovar janë përfshirë në aksident trafiku. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës. I lënduari pas pranimit të tretmanit mjekësorë është liruar.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.