DYLON

Policia e Rajonit të Gjilanit: Raportohen raste si: sulm dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë, ngacmim, aksident trafiku me lëndime

Policia e Rajonit të Gjilanit: Raportohen raste si: sulm dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë, ngacmim, aksident trafiku me lëndime
Avatar photo Redaksia

Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar raste të sulmit dhe asgjësimit apo dëmtimit të pasurisë, ngacmimit, aksident trafikut me lëndime, transmeton 2LONLINE.com.

INCIDENTET KRIMINALE

EkoHigjiena

SULM & ASGJËSIM APO DËMTIM I PASURISË

Gjilan 17.01.2023 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

NGACMIM

Gjilan 08.011.2022 – Me datën 16.01.2023 është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila dyshohet se përmes telefonit ka ngacmuar ankuesit kosovarë. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

RASTET TJERA – NGJARJET:

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Gjilan 17.01.2023 – 00:10. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti me ngasës mashkull kosovar dhe këmbësorit mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar viktima i cili pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.