DYLON

Policia e Rajonit të Gjilanit në 24 orë: Raportohen raste të keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe të dhunës në familje

Policia e Rajonit të Gjilanit në 24 orë: Raportohen raste të keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe të dhunës në familje
Avatar photo Redaksia

Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë raportuar raste të keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe të dhunës në familje, transmeton 2LONLINE.com.

Raporti i policisë:

EkoHigjiena

KEQPËRDORIM I POZITËS ZYRTARE

KK/Viti 19.09.2022  – 12:00. Nga njësiti për hetimin e krimeve ekonomike është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar zyrtar i gjendjes civile në komunë, i cili duke keqpërdor pozitën zyrtare i ka mundësuar një qytetari identitet të rrejshëm si shtetas i Republikës së Kosovës (pala ishte shtetas i Serbisë, Preshevë). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Gjilan 19.09.2022 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij, viktimës femër kosovare. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.