Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë raportuar raste të keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe të dhunës në familje, transmeton 2LONLINE.com.
Raporti i policisë:
KEQPËRDORIM I POZITËS ZYRTARE
KK/Viti 19.09.2022 – 12:00. Nga njësiti për hetimin e krimeve ekonomike është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar zyrtar i gjendjes civile në komunë, i cili duke keqpërdor pozitën zyrtare i ka mundësuar një qytetari identitet të rrejshëm si shtetas i Republikës së Kosovës (pala ishte shtetas i Serbisë, Preshevë). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Gjilan 19.09.2022 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij, viktimës femër kosovare. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /2LONLINE/