Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë raportuar raste të kanosjes dhe të vjedhjes së veturës, transmeton 2LONLINE.com.
Raporti i policisë:
KANOSJE
Gjilan, maj – shtator 2022. Më 21.09.2022 viktima femër kosovare ka raportuar se pas disa mosmarrëveshjeve mes tyre, është sulmuar fizikisht dhe kanosur me vrasje nga ish e dashura e saj e dyshuara femër kosovare. E dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
VJEDHJE E VETURËS
Rr. Nato 99, Gjilan 21.09.2022 – 03:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur në oborrin e tij i kanë vjedhur veturën me targa vendore. Rasti në procedurë hetimore. /2LONLINE/