DYLON

Policia e Rajonit të Gjilanit me patrullime droni

Policia e Rajonit të Gjilanit me patrullime droni
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 18.07.2025 – 24.07.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e nëntëqind e dyzet e nëntë (1949) gjoba.

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

EkoHigjiena
  • Hetim i njëzet e tre (23)  aksidenteve të trafikut me dëme materiale,    
    • Hetim i njëzet e dy (22) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
    • Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për dymbëdhjetë (12) ngasës.

Njësite policore të komunikacionit rrugor nga Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan në kuadër të angazhimeve të saj për rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve në komunikacion, ka implementuar planin operativ Patrullimime dron”.

Ky aktivitet ka përfshirë patrullimin dhe mbikëqyrjen ajrore të trafikut përmes pajisjeve inteligjente – dronëve, në rrugë, në hyrjet dhe dalje të vendbanimeve si dhe zonat më të frekuentuara për vëzhgim dhe identifikim të shkeljeve të rregullave të trafikut, me theks të veçantë në tejkalimet e rrezikshme, tejkalimin e shpejtësisë së lejuar e shkeljeve të tjera në trafik që paraqesin rrezik për jetën dhe pronën e pjesëmarrësve në trafik.

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me zbatimin e masave të ngjashme edhe në të ardhmen, dhe u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të kontribuojnë në një mjedis të sigurt rrugor për të gjithë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.