DYLON

Policia e Rajonit të Gjilanit: Brenda javës 796 gjoba në bazë të ligjit Covid-19

Policia e Rajonit të Gjilanit: Brenda javës 796 gjoba në bazë të ligjit Covid-19
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, gjatë zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet e Shëndetësisë si pasojë e pandemisë Covid-19, për periudhën kohore njëjavore (07 tetor 2020 – 13 tetor 2020), në të gjitha shtatë komunat e rajonit të Gjilanit, ka shqiptuar gjithsej 795 fletëparaqitje për mos respektim të këtyre masave.

Ai shtoi se në raste të veçanta Policia e Kosovës po ashtu ka asistuar inspektorët sanitar komunal, në kontrolle të lokaleve hoteliere për t’u vërtetuar se janë duke i përmbush masat anti COVID- 19, të kërkuara nga ana e Qeverisë së Kosovës.

“Policia e Kosovës i thërret dhe apelon te qytetarët që t’i respektojnë me përpikëri masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë , ne dhe të gjitha institucionet e shtetit e kemi vetëm një qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë, në të kundërtën moszbatimi i këtyre masave do të ketë konsekuenca ligjore”, ka thënë Hashani. /2LONLINE.com/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.