DYLON

Policia e përkushtuar për parandalimin e veprave penale, identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar

Policia e përkushtuar për parandalimin e veprave penale, identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar
Avatar photo Redaksia

Në fshatin Mleqan të Malishevës, më 08.10.2021, në ora 12:00 është mbajtur një protestë paqësore (e lajmëruar paraprakisht në Policinë e Kosovës), në të cilën kanë marrë pjesë rreth 50-60 banorë të fshatit Mleqan me qëllim që përmes kësaj proteste të shfaqin pakënaqësitë e tyre në lidhje me rastet e vjedhjeve që kanë ndodhura në këtë fshat.

Stacioni Policor Malishevë ka planifikuar dhe ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për ofrimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së protestës, rreth orës 12:25 minuta protestuesit janë shpërndarë qetësisht. 

EkoHigjiena

Me qëllim njoftimin e opinionit publik, në vijim ju paraqesim një kronologji të rasteve të raportuara, ecurinë e hetimit dhe statusin aktual të rasteve: që nga fillimi i vitit e deri më 07.10.202, nga banorë të fshatit Mleqan janë raportuar gjithsej shtatë raste ‘vjedhje’, ku janë atakuar kryesisht objekte banimi (shtëpi). Tri  nga shtatë rastet e raportuara janë zbuluar, të dyshuarit janë arrestuar dhe lëndët e kompletuara janë dërguar në prokurori. Në dy raste tjera kryerësit e mundshëm janë identifikuar, por që aktualisht janë në arrati, ndërsa dy raste tjera mbeten ende nën hetim, ndërkohë që policia po zhvillon hetime intensive për identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve.

Referuar rasteve të vjedhjeve dhe po ashtu kërkesës së banorëve të fshatit Mleqan, Stacioni Policor në Malishevë ka rritur numrin e patrullimeve, prezencën policore, aktivitetet parandaluese (operative) dhe ato të hetuesisë si dhe bashkëpunimin me qytetarë të kësaj zone.

Protesta e sotme, përkundër faktit se ishte e organizuar në shenjë pakënaqësie për rastet e vjedhjeve, nga fjalimet dhe vlerësimet e qytetarëve, potencohet angazhimi dhe puna e policisë në atë zonë. Ne e kuptojmë frustrimin e individëve të caktuar nga incidentet e tilla, por njëkohësisht i sigurojmë banorët e fshatit Mleqan dhe të gjithë zonës, se Policia e Kosovës është dhe do të mbetet e përkushtuar, do të marrë në vazhdimësi, të gjitha masat e nevojshme ligjore për parandalimin e veprave penale, identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar dhe vënien e tyre para organeve të drejtësisë. 

Ne edhe një herë i inkurajojmë dhe apelojmë tek banorët e fshatit Mleqan dhe vendbanimeve tjera që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës për cilindo rast apo persona të dyshuar.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.